AKTIVITET TRAJNUES: “Trafikimi"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 20 dhjetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore, personave të rritur e të mitur. Kuadri ligjor ndërkombëtar i zbatueshëm, jurisprudenca e GJEDNJ. Kuadri ligjor kombëtar dhe format e kryerjes së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore.  Praktika gjyqësore e njësuar e KPGJL.  Pozicioni procedural i viktimave të trafikimit gjatë hetimeve, të drejta procedurale, mbështetja dhe trajtimi gjatë gjykimit të çështjeve”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Sandër Simoni dhe Tereza Merkaj

Lehtësues: Eliora Elezi

Qëllimi i këtij trajnimi është: njohja natyrës së këtij krimi serioz instrumentet e Këshillit Evropian dhe të Bashkimit Evropian (acqui communitaire) në luftën kundër tij në një tablo krahasuese me të drejtën tonë vendase. Rëndësi të veçantë merr analiza e vlerësimit të pozitës së viktimave të veprës penale, arsyet dhe rrethanat e përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale. Hetimi efikas dhe përdorimi i teknologjisë në gjurmimin e faktit dhe mbledhjen e provave shfaqet si një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit me të njëjtin intensitet sikundër ky i fundit zhvillohet.

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Trafikimi i qenieve njerëzore. Aktet ndërkombëtare mbi trafikimin e qenieve njerëzore, jurisprudenca e GJEDNJ-së. Interpretimi homogjen i GJEDNJ-së mbi detyrimet e shtetit në mbrojtjen e viktimave nëpërmjet parandalimit. 
  • Trafikimi i qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural. Format dhe elementët e trafikimit të qenieve njerëzore sipas legjislacionit tonë procedural dhe në raport me aktet dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare.
  • Çështjet ligjore në lidhje me trafikimin e personave në këndvështrim të analizës së praktikave gjyqësore të brendshme.
  • Interpretimi njësues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i formave të trafikimit nga këndvështrimi në veçanti i viktimës së pazotë për t’u mbrojtur dhe detyrimi i të miturve për të lypur.
  • Intervistimi i të miturve viktima të trafikimit të të miturve gjatë hetimit dhe gjykimit. Trajtimi i të miturve sipas rregullimeve të Kodit të Drejtësisë për të Miturit dhe legjislacionit procedural penal. Çështje të praktikës gjyqësore.
  • Mekanizmat e identifikimit të formave të fshehta të trafikimit të shfrytëzimit seksual, migracionit klandestin, shfrytëzimit në punë dhe lypjes së detyruar. Hetimi proaktiv dhe zbulimi i Trafikimit të Personave nëpërmjet teknologjisë. Çështjet ligjore në lidhje me trafikimin e personave në këndvështrim të analizës së praktikave gjyqësore të brendshme.

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.

 

Gjeni quizin në linkun më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/pyetesor-mbi-trafikimin-e-qenieve-njerezore/